MENU
klinika

Gjithçka falë teknologjisë së plakjes së fytyrës

U rrëmbye kur ishte tre vjeç, gjendet pas 18 vitesh i riu

20.07.2019 - 22:10

Një 21-vjeçarë, i cili u rrëmbye kur ishte vetëm tre vjeç, u ribashkua me familjen e tij pas 18 vjetësh, pasi policia arriti ta gjente falë përdorimit të teknologjisë së plakjes së fytyrës.

Yu Weifang, i takoi prindërit e tij këtë muaj, falë inteligjencës artificiale, një aplikacioni të ngjashëm më FaceApp të krijuar nga gjiganti teknologjik kinez, Tencent.

Policia e përdori teknologjinë për të parë se si do të dukej tani 21-vjeçari dhe pamjen e tij e krahasoi me një bazë të dhënash me mijëra persona.

kolana e librave

Pasi përzgjodhën rreth 100 kandidatë potencialë, oficerët arritën të shkonin tek studenti 21-vjeçar.

Kur e gjetëm, refuzoi të besonte se ishte fëmijë i rrëmbyer, por ADN-ja përputhej me atë të prindërve të tij biologjikë”, tha një prej hetuesve.

Weifang u zhduk në vitin 2001, pranë një kantieri ndërtimi ku punonte i ati i tij.

Pavarësisht kërkimeve dhe një shpërblimi të ofruar në atë kohë, prindërit e tij nuk arritën ta gjenin. Policia vijon të hetojë rastin në fjalë, megjithatë ende nuk kanë arritur të gjejnë personat që e rrëmbyen 21-vjeçarin.