Muajin e kaluar, Tayna dhe Kejvina bënë kinse u zunë për Maluma-n në rrjetet sociale, pasi ky i fundit pëlqeu videon ku Tayna kërcente këngën e tij.
Kejvina komentoi: “Është i zënë ai mi”, duke lënë të kuptohej se e pëlqen shumë këngëtarin e “Felizes los 4”.
Së fundmi, lajmi se Maluma u takua me Tayna-n pushtoi mbrëmë rrjetet sociale.
Por në fakt, reperja nuk ishte vetëm në koncertin e tij në Cagliari të Italisë pasi bashkë me të ishte edhe Kejvina Kthjella.
Modelja publikoi sot në Instagram foton nga takimi me këngëtarin e famshëm kolumbian, të cilin siç e ka treguar edhe më parë e pëlqen shumë.
“Tani mund të vdes në paqe”, shkruan Kejvina krahas fotos me Maluma-n.
Ndërkohë, ne po presim të marim vesh se çfarë do të bëhet me “bashkëpunimin” mes Maluma-s dhe Tyna-s që u përfol dje në media, ku shkak u bë postimi i videos nga Xhani Demika ku paralajmëronte bashkëpunim në fjalë.