MENU
klinika

Një ëndërr e vjetër rikthehet në listë!

United kërkon miliona për Lukakun/ Inter lëviz për planin B!

18.07.2019 - 21:48

Interi vazhdon negociatat me Manchester United për blerjen e sulmuesit belg Romelu Lukaku, distanca mes ofertës dhe kërkesës është ende shumë e madhe dhe të shtunën në mbrëmje, pritet të bëhet edhe tentativa e radhës për t’u afruar.

Ziklaltrit dhe “djajtë e kuq” do të përballen në Singapor, në ndeshjen e vlefshme për International Champions Cup, ndërsa drejtuesit e dy klubeve pritet të përfshihen në negociata për të gjetur gjuhën e përbashkët, por Marotta dhe Ausilio kanë nisur të mendojnë paralelisht edhe për një plan B.

Kështu përfaqësues të Interit kanë kërkuar informacion mbi mundësinë e transferimit në Milano të sulmuesit uruguaian Edison Cavani, një “dashuri” e vjetër e klubit zikaltër, që e ka tentuar disa herë.

Megjithatë 32-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me PSG-në dhe ka dhënë miratimin për një kalim te Interi, ku do të gjente edhe dy shokët te kombëtarja uruguaiane, Godin dhe Vecino, ndërsa nga ana tjetër klubi francez pretendon 25-30 milionë euro për kartonin e Cavanit, me qëllim që të mos e humbë me parametra zero verën e ardhshme.

skysports-football-edinson-cavani-neymar-psg-paris-saint-germain-ligue-1_4104145

Problem për momentin mbetet paga e lartë e uruguaianit, që fiton plot 12 milionë euro në vit në Paris dhe këtë shifër zikaltrit nuk mund t’ia ofrojnë kurrsesi. Megjithatë Marotta dhe Zhang po studiojnë mundësinë që t’i ofrojnë rreth 7 milionë euro në vit dhe një kontratë 3-vjeçare.

Burime pranë mediave zikaltër bëjnë me dije se për momentin jemi vetëm në fazën e sondazheve, pasi negociatat e mirëfillta mund të nisin vetëm nëse të shtunën në mbrëmje nuk do të ketë sinjale pozitive nga takimi me drejtuesit e United, për Lukakun.