MENU
klinika

Fshihni defektet!

Vajza kini kujdes, ja 7 gabimet që bëjmë kur zgjedhim veshjet

28.07.2019 - 16:38

Mund të shkoni në palestër gjatë gjithë kohës, të hani një mollë jeshile, të dilni për vrap çdo mëngjes, por nuk mund t’i prishni të gjitha këto duke zgjedhur një veshje të gabuar.

Përndryshe, do të nxirrni në pah defektet e trupit tuaj.

Më poshtë keni disa këshilla shumë efektive për t’ju ndihmuar të dukeni si fashionista në vetëm dy minuta, dhe vetëm duke zgjedhur gjënë e duhur për të veshur.

1.Eliminoni kuadratet e mëdhenj që ju bëjnë të dukeni më të shëndosha se jeni.

2.Zgjidhni veshje me dizajne dhe qepje vertikale që ju tregojnë më të gjatë se jeni.

3.Mos përdorni më shumë dekorime seç duhet.

4.Eliminoni veshjet me printime dhe elemente horizontale.

5.Jakat në formë vertikale ju japin përshtypje se jeni më të mbushur seç jeni në krahasim me ato në formë V që ju tregojnë më elegante.

6.Mënjanoni vijëzimet e gjera horizontale. Një fustan njëngjyrësh me një rrip të zi në mes do t’ju nxjerrë në pah tiparet tuaja më të mira.

7.Ngjyrat e shndritshme ju bëjnë të dukeni më të mëdha se sa tonet më delikate.

Epo vajza, këshilat e duhura ne sapo jua dhamë, ndaj kini kujdes tani e tutje…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN