MENU
klinika

"Nuk liroi zyrën"

Pjetri i “përvishet” Ademit: Ja ç’do ndodhë me stafin e bashkisë!

09.07.2019 - 13:19

“Asgjë nuk më ndalon të marr zyrën e Bashkisë, pres shtrëgim duarsh me Voltanën”, kështu është shprehur Valdin Pjetri në konferencën e parë për mediat pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ai deklaroi se nëse dikush ankimon zgjedhjet në Gjykatën Kushtetuese, sapo kjo të krijohet, do të respektojë çfarë vendimi të marrë.

Ademi pas vendimit të gjykatës do të duhet ta lirojë bashkinë e Shkodrës. Unë pres nga ana qytetare një shtrëngim dore nga zonja Ademi, gjithsesi kjo nuk na pengon të ecim para dhe të marrim bashkinë e Shkodrës.

Mbi këtë projeksion do të organizoj edhe punën, nëse në tetor nëntor do të kemi ndrysim edhe bashkia e Shkodrës do t’i nënshtrohet ndryshimeve dhe fakteve të reja që do të kemi, u shpreh kryebashkiaku socialist, teksa theksoi se ‘ka dashur gjithmonë një kandidat përballë, që të luftonin projekti me projektin’, u shpreh Pjetri.

Gjithashtu Pjetri tregoi se do të mbajë në stafin e bashkisë të gjithë ata persona që punojnë, qofshin edhe demokratë, ndërsa të njëjtën gjë tha edhe për kompanitë të cilat kanë fituar një tender.

Ne kemi filluar të bëjmë disa projeksione për stafin dhe administratën. Unë patjetër besoj se në bashkinë Shkodër ka njerëz që punojnë dhe fokusi jonë është të punojmë.

Të gjithë banorët e bashkisë Shkodër duhet të kuptojnë se nuk fillon historia me Valdrin Pjetrin. Unë besoj se janë bërë edhe punë të mira. Kushdo qoftë zbatuesi i kontratës do të vazhdojë sipas ligjit. Ne do t’i mbajmë në vëzhgim, nëse i kapim me shkelje atëherë do reagojmë‘, vijoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koncerti në Amfiteatrin e Tiranës

“Karajfilat e Shkodrës” në Tiranë

Java Evropiane e Lëvizjes

“Dita e Biçikletave” në Shkodër