MENU
klinika

Çfarë shkruajnë?

“Vdes Erdogan”, mediat greke çorientojnë botën

24.07.2019 - 14:31

Lexuesit e mbarë botës janë çorientuar nga lajmi i shpërndarë në mediat greke dhe rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për “vdekjen” e presidentit turk Erdogan nga një atak në zemër.

“Erdogan ka vdekur për shkak të një ataku në zemër. Pavarësisht ndihmës së mjekëve, presidenti turk nuk arriti të mbijetojë”, thuhej në lajmin fillestar.

Pas kësaj, kurdët besohet se kanë hyrë në një faqe në “Wikipedia” dhe kanë shtuar informacion se Erdogan ka ndërruar jetë.

Mirëpo, menjëherë mediat serioze trajtuan këtë lajm dhe duke thirrur burime presidenciale, ato dolën në përfundimin se gjithçka ishte një thashethem i madh.

Izraeli hyri menjëherë në faqen hebraike të Wikipedia të Erdogan, ndryshoi të dhënat dhe nuk lejoi qasje në të.

Më pas, mediat më serioze botërore thanë se lajmi është i pavërtetë dhe nuk ka baza e se kreu i shtetit turk është me pushime.

Emri i “Erdogan” ka rezultuar ndër më të kërkuarit në “Google” pas këtij lajmi fals bombastik. Rexhep Tajip Erdogan ka lindur më 26 shkurt 1954 dhe është presidenti i 12-të i Turqisë që nga viti 2014.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi