MENU
klinika

"Para se kërcitja e vdekjes, të na vijë të pragu i shtëpisë"

Dedikimi/ Tahiri: Shpikim aq armiq në të gjallë, sa harrojmë…

15.07.2019 - 21:15

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka kujtuar me një mesazh kryetaren e Forumit Rinor Eurosocialist të njësisë numër 6, Rajselda Hamza e cila gjeti vdekjen në një aksident rrugor ditën e djeshme.

Tahiri shkruan se shpikim aq armiq në të gjallë sa harrojmë armiqtë e vërtetë që na marrin jetën përditë. Ai thotë se ka punuar gjatë me vajzën 22-vjeçar e tani është pa fjalë. Ish-ministri kujton dhe propozimin për ‘vrasjen rrugore’.

  • Postimi i Tahirit:

Të preu jetën në mes një aksident i mallkuar. Punuam gjatë bashkë, e tani jam pa fjalë!
Shpikim aq armiq në të gjallë, sa harrojmë armiqtë e vërtetë që na marrin jetën, përditë.
Të ndrittë shpirti Rajs!
Propozova “Vrasjen Rrugore” dikur, por mbeti rrugëve të Parlamentit. Do mjaftonin vajzat e djemtë që kanë lënë jetën rrugëve nga aksidentet, për ta miratuar një herë e mirë, përpara se kërcitja e vdekjes në rrugë të na vijë të pragu i shtëpisë.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!