MENU
klinika

Jeruzalemi para Egjiptit

Vendbanime 9,000-vjeçare në Izrael

30.07.2019 - 14:18

      Arkeologët izraelitë zbuluan së fundmi, një vendbanim të madh 9 000-vjeçar të periudhës së neolitit, pesë kilometra në afërsi të Jeruzalemit. Zbulimi erdhi pas punimeve për ndërtimin e një autostrade – siç raportojnë mediet vendase – sipas deklaratës nga ana e Administratës Shtetërore të Antikiteteve.

Ky është zbulimi më i madh nga epoka e gurit, në Izrael dhe Levant ku, sipas arkeologëve, jetonin rreth 2.000-3.000 banorë, aktualisht qyteti më i madh, i konsideruar sot si metropol.

 

 

 

 

 

 

Mbetjet e vendbanimit janë zbuluar vetëm disa centimetra nën sipërfaqe, pranë qytetit Motza dhe konsiderohen një pikë kthese në hulumtimin e vendbanimeve parahistorike, për shkak të madhësisë dhe objekteve të ruajtura mirë.

Banorët e asaj kohe janë marrë me gjueti, bagëti, sidomos rritjen e deleve dhe zhvillimin e bujqësisë.

 

 

 

 

 

Arkeologët gjetën mijëra shigjeta, thika, bizhuteri dhe byzylykë të vegjël prej guri, që asokohe mendohet t’i kenë mbajtur fëmijët.

Mijëra vjet përpara se të ndërtoheshin piramidat, shumë banorë jetonin kryesisht në vendbanime të përhershme. Ata merreshin më së shumti me bujqësi, kryesisht”- shpjegon një prej arkeologëve, Jacob Vardi.

 

 

 

 

Po ashtu, arkeologët gjetën mbetjet e ndërtesave të mëdha, me sallat publike dhe vendet e lutjes, si dhe rrugët e ngushta që tregonin se projektet e ndërtesave i përkisnin një niveli të lartë.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit