MENU
klinika

Nuk ka triumfuar kurrë

Vettel rikthehet në pistën e mallkuar!

25.07.2019 - 13:57

Një vit më parë, në pistën e Hockenheim piloti gjerman Sebastian Vettel bënte gabimin më të madh të karrierës, duke dale jashtë piste teksa kryesonte garën , duke “dorëzuar” edhe titullin kampion.

Ndaj piloti i Ferrarit shpreson që këtë herë të bëjë autokritikë në garën e shtëpisë së tij, për të korrur suksesin e parë sezonal.

“Jemi të detyruar të bëjmë një garë më të mirë krahasuar me vitin e kaluar. Të paktën kjo gjë vlen për mua. Ndaj, mezi pres të zbres sërish në pistën e Hockenheim”, u shpreh piloti gjerman i “kokëkuqes”.

Pista e Hockenheim është vetëm pak kilometra larg shtëpisë së Vettel, por ai nuk ka triumfuar kurrë, ndaj 4 herë kampioni botës në Formula 1 shpreson të thyejë tabunë.

“Këtu gjithnjë atmosfera është e jashtëzakonshme dhe shpresoj që këtë herë të mos i zhgënjej fansat e mi. Dua patjetër një fitore këtu. Kjo është një pistë që kërkon shumë kujdes, ka disa kthesa delikate, sidomos e para, që të krijon vështirësi në manovrim. Shpresoj që të ndihem mirë me Ferrarin që në provat e lira, në mënyrë që të jemi të shpejtë dhe fitojmë”, tha Vettel.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN