MENU
klinika

Katër vjet pas inaugurimit

Vitin tjetër nis punë linja 400 KV e tregut Shqipëri-Kosovë!

03.07.2019 - 21:37

Katër vjet pas inaugurimit të linjës 400 KV për transmetim të energjisë me Shqipërinë, Kosova pritet ta funksionalizojë atë.

Operimi i linjës në treg do të nisë me 14 prill të vitit 2020, datë në të cilën edhe Kosova do ta nisë operimin si bllok rregullues në sistemin energjetik të Evropës.

Kreu i KOSTT-it, Ilir Shala ka treguar se kjo pritet t’i hap rrugë tregut të përbashkët mes dy shteteve dhe që do të ndikojë në uljen e çmimit të energjisë.

“Është një hap drejt operacionalizimit të burës shqiptare të energjisë elektrike. Do ndikojnë në çmimin e energjisë elektrike me të dyja vendet. Do ketë ulje të çmimit, meqenëse është transparenca më e madhe, ku bursa po menaxhohet prej të dyja palëve”, tha Shala.

Funksionalizimi i linjës kishte mbetur peng shkak i shfrytëzimit të linjave pa pagesë nga Serbia për energjinë transit. Nga kjo energji, Serbia që nga vitit 2008 ka përfituar 65 milionë euro. Si pasojë Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut deri tani ka paguar kredi në vlerë të 7 milionë eurove, nga 17 milionë sa ka marrë gjithsej për ndërtimin e linjës, megjithëse vazhdon të jetë pasive.

Operimi i Kosovës si bllok rregullues, mundëson jo vetëm qarkullimin e energjisë përmes linjës me Shqipërinë por edhe pavarësimin e tërësishëm nga Serbia në aspektin energjetik dhe shtrirjen e autoritetit edhe në veri të vendit.

“Benefitet janë që përveç kësaj që njihet e barabartë në kuptimin e operimit, meqenëse e gjitha infrastrukturën teknike dhe operative e kemi në dispozicion”, shtoi Shala.

“Ky është një sukses i Kosovës. Vota pro e operatorëve që na njohin si partner, pra si operator më vete. Kjo na mundëson që ta shtrijmë autoritetin tonë në të gjkithë tregun e Kosovës, përfshi edhe Veriun, që është për ne një sfidë e gjatë”, tha Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës

Për energjinë e shfrytëzuar nga banorët e veriut, së fundi autoritetet vendore kishin bërë tërheqjen e energjisë nga rrjeti evropian në mënyrë të pa autorizuar, e që borxhi kap vlerën e mbi 18 milionë eurove.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës

Albin Kurti në Berlin më 25 prill, zbardhet axhenda

Inskenohet “pushtimi i Serbisë”

Vuçiç bën prova lufte në kufi me Kosovën

"Duhet ta forcojë prodhimin"

Raporti i FMN: Kosova e varur nga importi

Bllokimi i kosovarëve në kufi dhe tensionet në veri

O’Brien sot në Beograd për takime me krerët e Serbisë!