MENU

Çfarë shkruajnë?

Vizita e Metës në samitin SEECP, jehonë në mediat e Bosnje-Hercegovinës

10.07.2019 - 12:09

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ndodhet në Bosnjë-Hercegovinë ku ishte pjesë e Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore (SEECP), që po mbahet në Sarajevë.

Kjo vizitë e presidentit Meta është ndjekur me vëmendje të madhe nga mediat vendase, të cilat i kanë bërë jehonë kësaj vizite.

Gazetat, portalet online dhe televizionet kryesore si TV1, Oslobodjenje, Vijesti, Dnevni Avaz, Klix.ba, etj., kanë raportuar gjerësisht vizitën e Presidentit Meta dhe deklaratat e tij gjatë këtij Samiti të rëndësishëm për vendet e Ballkanit.

Kujtojmë që kreu i shtetit gjatë fjalës së tij në këtë samit kërkoi veçanërisht njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran dhe pranimin e këtij realiteti nga fqinjët e saj.