MENU
klinika

Një gjigand në Shkodër!

Vllaznia merr përforcime nga Amerika!

14.07.2019 - 11:13

Skuadra e Vllaznisë në basketboll për meshkuj ka zyrtarizuar afrimin e gjigantit amerikan Nick Evans.

Basketbollisti 31-vjeçar ka firmosur me skuadrën shkodrane dhe luan në pozicionin qendër, ku e ndihmon shtatlartësia e tij, 2.11 metra i gjatë.

Sezonin e fundit, Evans ka luajtur me skuadrën e Moncton në Kanada dhe është basketbollisti i parë i huaj që firmos për shkodranët.

Skuadra e Vllaznisë, që vjet i mbijetoi rënies nga Superliga, sezonin e ardhshëm synon të jetë protagoniste në kampionat dhe jo vetëm.

Burime nga klubi shkodran bëjnë me dije se Vllaznia synon të regjistrohet edhe në Ligën Ballkanike, ashtu sikurse pat bërë disa vite më parë. Gjithsesi, fakt është ardhja e basketbollistit të parë amerikan nga Amerika, që pritet të pasohet nga të tjerë. Sipas klubit shkodran, Nick Evans është një lojtar cilësor, që do të plotësojë një boshllëk të madh që Vllaznia kishte në lojën nën tabelë sezonin e fundit

Në vitin 2010 ai ka qenë edhe në draft-in e zakonshëm të NBA-së, por nuk është përzgjedhur nga asnjë ekip.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN