MENU
klinika

Merkato

Vllaznia nuk ndalet, firmos edhe me një mbrojtës!

31.07.2019 - 16:11

Vllaznia është duke punuar seriozisht për të formuar grupin e duhur që trajneri Mirsad Jonuz të ketë mundësi të bëjë zgjedhjet e tij dhe skarcimet.

Klubi kuqeblu ka zyrtarizuar sot afrimin e Aleksandar Ristevski, 29 vjeç dhe mbrojtës.

Sezonin e shkuar ka luajtur me Pobedën në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Ja dhe komunikata për shtyp e klubit.

KF Vllaznia ka bërë realitet ditën e sotme një tjetër afrim në merkato. Drejtuesit teknik kanë rënë dakord që futbollisti maqedonas Aleksandar Ristevski të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm duke plotësuar kësisoj nevojat që ajo ka për përforcime në repartin e mbrojtjes.

kolana e librave

Për rrjedhojë administratori i klubit z.Suad Lici ka firmosur sot kontratën me këtë futbollist duke e bërë tashmë pjesë të Vllaznisë për sezonin e ardhshëm si dhe do të jetë pjesë e saj edhe për periudhën e Kupave të Europës nëse ajo arrin një objektiv të tillë.

KF Vllaznia i uron mirëseardhjen futbollistit Aleksandar Ristevski dhe premton që pas tij të ketë edhe të tjerë lojtarë që do të vishen kuqeblu sepse pretendimet tona janë për ndërtimin e një ekipi cilësor për sezonin e ri futbollistik”.