MENU
klinika

Surprizë në merkaton e NBA

Westbrook lë Oklahomën/ Bashkohet me Harden!

12.07.2019 - 11:59

Kur mendohej se merkato e NBA-së ishte në qetësi të plotë ka ardhur surpriza më e madhe e verës.

Basketbollisti Russell Westbrook është larguar nga Oklahoma City për të luajtur me Houston Rockets.  Kjo lëvizje e papritur është pjesë e marrëveshjes që do të çojë Chris Paul te Thunder.

Përveç Chris Paul, tek Oklahoma do të shkojnë edhe dy zgjedhje të para në draft të viteve 2024 dhe 2026 si dhe dy shkëmbime në zgjedhjet e draftit të viteve 2021 dhe 2025.

konica sportkonica sport mobile

Kështu, Russell Westbrook dhe James Harden do të luajnë sërish së bashku, ashtu si dikur.

Gjithsesi, këtë herë jo te Oklahoma, si dikur, por tek Houston.  Kujtojmë se Harden, në vitet 2009-2012 ka luajtur pikërisht me Thunder. Dyshja Westbrook-Harden pritet të bëjë Houston një nga ekipet pretendente për titull jo vetëm në Konferencën e Perëndimit porn ë gjithë NBA-në.

Dy ish-MVP, që do të bashkojnë forcat për të çuar ekipin tekasn në majën e basketbollit amerikan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Më i kërkuari në botë

Kawhi Leonard bëhet me ekip të ri!