MENU
klinika

Çfarë ndodhi?

William Levy-n e mbytën borxhet, aktori i shet të gjitha

26.07.2019 - 12:00

William Levy dhe Elisabeth Gutierrez po përfliteshin për një ndarje të mundshme mes tyre, e ky na rezultoi një alarm fals.

Prej vitesh, ai është cilësuar si një ndër figurat më të pëlqyera nga femrat dhe është vlerësuar si një ndër meshkujt më simpatikë.

Mirëpo, u bë kohë që William-in nuk e shohim më në role të reja. Për një periudhë thuajse 3-vjeçare ai nuk ka nisur asnjë projekt të ri duke i munguar ekranit.

Mediat e huaja raportojnë se William tashmë është një gjendje të vështirë financiare dhe është zhytur në borxhe.

Aktori është detyruar të shesë vilën e tij në Florida dhe super makinat luksoze. Gjithashtu, ai ka një shumë prej 2 milionë dollarësh të papaguara që prej vitit 2017 dhe restoranti të cilin kishte premtuar se do ta hapte, vazhdon të jetë i mbyllur.

Megjithatë, as William dhe as bashkëshortja e tij, Elizabeth Gutierrez, nuk kanë reaguar në lidhje me këto lajme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN