MENU
klinika

Këndon “Xhamadanin”

Wow sërish? Miss Serbia puth flamurin e Kosovës

01.07.2019 - 13:37

Irina Jovanka, miss-i serb që u mori vëmendjen e të gjithëve kur bëri shqipnonjën me duar u komentua shumë si nga mediat shqiptare, por edhe të huaja.

Videoja ku Irina Jovanka bënte shqiponjën me duar gjatë prezantimit në “Miss Freedom of the World” u komentua nga media serbe “Kurir” si diçka skandaloze, ndërsa pronarja e agjencisë së modeleve ku ishte zgjedhur përfaqësuesja e Serbisë u shpreh se zgjedhja nuk kishte qenë në dijeninë e saj dhe se gjesti i qëllimtë.

Konkurrentja e “Miss Freedom of The World” që u mbajt këtë javë në Prizren ishte e ftuar bashkë me përfaqësueset e shteteve të tjera në emisionin “n’Kosovë Show”.

Irina Jovanka i habiti të gjithë duke folur shqip, kur e pyetur nëse e kishin mirëpritur shqiptarët u përgjigj: “Po, me respekt edhe është shumë mirë.”

Më tej, ajo u ul të puthte flamurin e Kosovës që ndodhej në mes të studios dhe këndoi “Xhamadani vija- vija”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Eurovision-i nuk i jep shans Kosovës

Serbia provokon: Lë kosovarët jashtë skenës europiane