MENU
klinika

Demika i tha të gjitha

Wow! Tayna bashkëpunim me Maluma-n!

02.07.2019 - 13:49

Muajin e kaluar, reperja shqiptare publikoi një video të vetën ku kërcente me një prej këngëve të Maluma-s dhe kolumbiani e pëlqeu.

Këtë, Tayna e ndau me ndjekësit përmes një Instastory.

Fill pas këtij postimi nisi “sherri” virtual mes Taynës dhe Kejvina Kthjella, ku kjo e fundit shprehu haptaz xhelozinë e saj.

Gjithsesi, Tayna takoi më në fund këngëtarin e suksesshëm kolumbian në Cagliari të Italisë, në arenën Grandi Eventi ku mbahet edhe koncerti i Maluma-s.

Videon ku duken Tayna me Maluma-n në sfond teksa puthen dhe bëjnë foto bashkë e publikoi menaxheri Xhani Demika.

“A ju thashë që është i vërtetë bashkëpunimi?”, thotë Xhani.

 

Bashkëpunimi?! Por për çfarë bashkëpunimi e ka fjalën? Mos vallë “bomba” e rradhës nga Tayna do na vijë një bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur Maluma.

Bashkë me Demikën dhe Tayna-n është në Cagliari për Malumën edhe Kejvina Kthella. Na mbetet veçse të presim se mos aludimet që hedhin do sjellin një bashkëpunim të këngëtarëve.