MENU
klinika

Projektligji për Mbrojtjen Civile

Xhaçka: Po ndodh transformim i madh!

18.07.2019 - 13:53

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në fjalën e saj në parlament foli për projekt-ligjin për Mbrojtjen Civile.

Xhaçka tha se me anë të këtij ligji po ndodh një transformim i madh, teksa ka përmendur edhe raste të ndërhyrjes në raste urgjente.

“Po ndodh një transformim i madh. Ne kemi një prjekt-ligj për Mbrojtjen Civile. Kemi përballuar zjarre, tërmete dhe të tjera fatkeqësi, nga veriu në jug. Ka pasur rritje të kapaciteteve falë edhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Xhacka-konica.al
Xhacka-konica.al

Shqipëria është një vend ku ka fatkeqësi natyrore. Vendi ynë ndër 10 vendet e para në botë sa i takon riskut të fatkeqësive. Raporti i Riskut Botëror më 2016 thotë se Shqipëria është vendi i parë më i rrezikuar në Europë dhe i 40 në Europë.

Gjatë tranzicionit ka ndodhur një katrahurë, ka pasur ndërtime kuturu, kanë rënë zjarre nëpër pyje. Kur bëhet fjalë për fatkeqësi, Shqipëria i ngjan një pacienti që do të mbrohet me çdo kusht”, tha Xhaçka ndër të tjera.