MENU
klinika

Në ditën e saj të lindjes...

Xhensila Myrtezaj emocionon me fjalët kushtuar nënës

09.07.2019 - 14:39

Ditën e sotme, nëna e këngëtares së njohur, Xhensila Myrtezaj feston ditëlindjen.

Në këtë ditë speciale Xhensila ka zgjedhur ta urojë me fjalët më të bukura nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Korrik i shtrenjtë, sot zgjohem me shumë gëzim.

Nëna që më dha jetën sot ka ditëlindjen, dhe ndërkohë që unë përgatitem për datëlindjen e mbesës së saj, kuptoj nënën time.
Ma, të them se sa shumë të dua, dhe sa mirënjohëse jam për sakrificat që ke bërë për mua.

Të kërkoj falje për çdo tekë, sot kuptoj dhe se sa shumë të kam munduar kur vrapoje lulishteve pas meje kur unë isha sa Ajka jonë sot, vetëm për të mbaruar pjatën e supës.

Të gëzofshim edhe shumë e shumë vite unë, Alba, Ajka”,- shkruan Xhensila krahas fotove ku shfaqet me të ëmën.

Nëpërmjet urimit që ka bërë për të ëmën, këngëtarja ka zbuluar se përgatitjet për ditëlindjen e Ajkës kanë nisur dhe mezi po presim të shohim rezultatin. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN