MENU
klinika

Vjen edhe Green nga kampionët

Ylli i NBA-së braktis Golden State për Lakers

07.07.2019 - 12:27

Duket se beteja për titullin kampion sezonin e ardhshëm do të jetë një çështje mes dy ekipeve të Los Anxhelosit.

Pas lajmit se Kawhi Leonard, MVP i finaleve të këtij sezoni, do të luajë me Clippers (u largua nga kampionët e Toronto), sot ka ardhur lajmi se DeMarcus Cousins kë lënë Golden State për të luajtur me Lakers.

Cousins, 28 vjeç, është një nga yjet e NBA-së, që sezonin e fundit luajtur me Warriors. Ai u rikthye në parket në shkurt, pas dëmtimit që e la jashtë fushe përgjatë shumicës së sezonit. Shtatlarti, 2.11 metra i gjatë, është një përforcim me vlera për Lakers, duke luajtur sezonin e ri në krah të LeBron James dhe Anthony Davis.

DeMarcus Cousins ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me ekipin kalifornian, nga e cila do të përfitojë 3.5 milionë dollarë. Për të ishte interesuar edhe Miami Heat, por që mbeti duarbosh.

Te Lakers konfirmohet edhe transferimi i Danny Green, që vjen nga kampionët e Toronto. Për të një kontratë 2-vjeçare, nga e cila do të arkëtojë 30 milionë dollarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN