Vitin e kaluar, gjatë merkatos së televizioneve, gazetari i njohur Sokol Balla ndryshoi televizion.
Prej vitesh në “Top Channel”, ai kaloi në “Vizion Plus”, lëvizje e cila u pasua gjithashtu me një tjetër largim.
Pas “Vizion Plus” me “Real Story”, Balla iu rikthye pasionit të vjetër, radios, duke moderuar një emision të ri radiofonik në “InTV”, të quajtur “Radio IN”.
Mirëpo, burimet kanë zbuluar lëvizjen e re të Ballës. Shumë shpejt, gazetari do t’i rikthehet ekranit.
Ai do të jetë drejtor i përgjithshëm i televizionit “News 24”.
Gjithashtu ai do të moderojë edhe një emision politik, i cili përflitet të jetë “Të paekspozuarit”, duke zënë kështu vendin e Ylli Rakipit, i cili e drejton prej vitesh këtë emision.