MENU
klinika

Raporti final

“Zgjedhësit nën presion”/ OSBE-ODIHR: Jo mundësi reale zgjedhjeje!

01.07.2019 - 15:34

Një ditë pas procesit të 30 qershorit misioni i OSBE/ODIHR ka dalë në një konferencë për mediat për të prezantuar raportin paraprak të vëzhguesve.

Gjetjet e raportit u bënë me dije nga shefja e misionit të vëzhguesve OSBE/ ODIHR, Audrey Glover.

“Dua të falenderoj ministrinë e jashtme që na ftoi për të vëzhguar këto zgjedhje. Këto janë zgjedhjet e 14-të që vëzhgojmë në Shqipëri.

Kemi mbërritur si mision më 23 maj, më pas erdhën vëzhguesit afatgjatë e afatshkurtër. Ne vëzhgojmë të gjithë procesin sepse ajo që ndodh para ditës së zgjedhjeve është po aq e rëndësishme.

Jemi këtu pa ndonjë ide të paracaktuar dhe pa ndonjë axhendë të fshehtë. Jemi plotësisht të paanshëm e lëmë faktet të flasin. Ne nuk na intereson kush i fiton zgjedhjet, i vlerësojmë ato në bazë të përputhshmërisë së tyre me angazhimet e OSBE. Zgjedhjet lokale u mbajtën pa marrë shumë parasysh interesat e lektoratit.

Opozita vendosi të mos marrë pjesë, qeveria ishte e vendosur t’i mbante ato. Në këtë klimë të një ngërci politik, zgjedhësit nuk patën mundësi reale për të zgjedhur.” u shpreh Glover.

Një ditë pas zgjedhjeve të 30 qershorit, misioni i OSBE/ODIHR ka dalë para mediave për të dhënë vlerësimin për procesin, problematikat dhe mangësitë e procesit zgjedhor.

Ambasadorja e OSBE në Shqipërim, Audrey Glover tha se në shumë bashki nuk ka patur garë, pasi Partia Socialiste ishte e vetme në listë. Ajo theksoi mes tjerash se votuesit kanë qenë nën presion nga palët politike.

“Zgjedhësit nuk patën mundësi për të zgjedhur mes mundësive të tjera politike. Në 31 bashki, në 61 gjithsej u kandidua pa garë.

Përplasjet politike çuan në pasiguri politike dhe votuesit ishin nën presion. Ajo çka ishte pozitive ishte se votimi u zhvillua në mënyrë paqësore. Ishin zgjedhje me qëllim që zgjedhësit të zgjidhnin krerët e tyre bashkiakë dhe këshillat bashkiakë.

Opozita u tërhoq nga parlamenti dhe nuk mori pjesë në zgjedhje me synim rrëzimin e kryeministrit nga detyra. Qysh atëherë opozita zhvilloi protesta, ku disa prej tyre kanë qenë të dhunshme.

Kryeministri qe i vendosur të vijonte me zgjedhje me mbështetjen e parlamentin dhe KQZ vijoi me përgatitjet.”-tha ajo.