MENU
klinika

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Zgjedhje në Ukrainë, Zelensky drejt fitores

21.07.2019 - 19:23

Partia e presidentit të Ukrainës Volodimir Zelensky parashikohet të fitojë zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke konsoliduar fuqinë e tij politike.

Zelensky pati një fitore të madhe në prill, por deri më tani nuk ka qenë në gjendje të emërojë ministrat që dëshiron.

Ai është zotuar të zbatojë reforma radikale dhe të luftojë korrupsionin e shfrenuar.

Duke folur jashtë një qendre votimi në Kiev më parë të dielën, Zelensky i tha Steve Rosenberg nga BBC se këto zgjedhje ishin “ndoshta më të rëndësishme se zgjedhjet presidenciale”.

Zelensky i tha korrespondentit tonë se “presidenti, kryeministri dhe parlamenti duhet të punojnë së bashku, për Ukrainën”.

Ai tha se çështjet kyçe ishin investimi, demokracia dhe siguria.

Qendrat e votimit në të gjithë Ukrainën mbyllën në orën 20:00(17:00 GMT), dhe rezultatet e para zyrtare priten brenda disa orëve.

Zelensky ishte i njohur për rolin e tij komik në TV si një mësues i cili fiton zemrën e kombit dhe bëhet president. Në realitet, rruga e tij drejt udhëheqjes ishte pak më konvencionale.

Një sondazh i Institutit Ndërkombëtar të Republikës, ka shfaqur se 67 përqind e ukrainasve pajtohen me performancën e tij në punë.

Parlamenti ukrainas ka 450 ulëse. Nën ligjet e Ukrainës, gjysma e ulseve i takon listave të bëra nga partitë, gjysma i takon shumicës së fituesve në rajonet ku ka vetëm një elektorat.

Mbështetësit perëndimor të përpjekjeve të Zeenskiyt, do të shohin nëse aleatët e Parlamentit mund të çojnë përpara legjislacionin që lufton problemet si infrastruktura e energjisë, ligjet për anti-korrupsion, si dhe rënien e sistemit oligark që ka diktuar politikbërjen për vitë të tëra.

Aktori pa përvojë politike, Zelenskiy, ka mundur ish-presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko me shumicë të votave më 21 prill. Ceremonia e inaugurimit të tij është mbajtur më 20 maj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pasaportat ruse për ukrainasit

Zelensky refuzon ofertën e Putinit

Kërkesa e presidentit ukrainas

Zelensky gati të takojë Putinin