MENU
klinika

Vendimi

Zgjedhjet e 30 qershorit/ KQZ refuzon ankimimet e ‘Bindjes Demokratike’

06.07.2019 - 15:30

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur me katër vota pro dhe një kundër të kthejë mbrapsht ankimimet e partisë Bindja Demokratike për votimet e 30 Qershorit në të paktën 39 bashki.

Në mbledhjen e sotme KQZ vendosi “kthimin për plotësim të kërkesave ankimore” të depozituara nga BD.

Nënkyetari Biba theksoi se “kërkesat janë të njëjta, është thjesht copy paste.

As Bindja nuk mbështetet me ndonjë provë dhe as indicjet nuk ndahen me KQZ”.

Njoftimi i KQZ për rrëzimin e ankimimit të BD:

“Hedhja e Shortit per Shyrtimin e kerkesave ankimore nr.17 deri tek kerkesa ankimore nr. 57 të depozituar nga subjekti Bindja Demokratike“.

KQZ pas hedhjes së shortit dhe relatimit të kërkesave ankimore, me 4 vota pro dhe 1 kundër vendosi, kthimin për plotësim të kërkesave ankimore;

nr. 17, nr.18, nr.19, nr.20, nr.21, nr.22, nr.23, nr.24, nr.25, nr.26, nr.27, nr.28, nr.29, nr.30, nr.31, nr.32, nr.34, nr.35, nr.36, nr.37, nr.38, nr.39, nr.40, nr.41, nr.42, nr.43, nr.44, nr.46, nr.47, nr.48, nr.49, nr.50, nr.51, nr.52, nr.53, nr.54, nr.55, nr.56, nr.57, të depozituar nga subjekti Binda Demokratike.