Duket se zgjedhjet vendore të së dielës, të cilat u shoqeruan pa incidente dhe përplasje mes militantëve të opozitës dhe të mazhorancës, ka dhënë frytet e para pozitive, sa i takon turizmit në vend.
Edhe pse ekzistonte frika për përhapjen e dhunës në KZAZ-të e vendit, zgjedhjet lokale u shoqëruan me një qetësi dhe pa konflikte, duke ndihmuar kështu në përmirësimin e imazhit të vendit për turistët vendas dhe të huaj.
Sipas të dhënave, fillimi i korrikut po shënon rritjen e numrit të frekuentuesve në plazhet e Vlorës. Operatorët turistikë po thonë se tashmë presin edhe grupet e para të turistëve të huaj.
Zhvillimi paqësor i zgjedhjeve të 30 qershorit ka sjellë rritjen e fluksit të pushuesve në plazhet e Vlorës. Të shumtë janë ata që i janë drejtuar bregdetin duke nisur normalisht pushimet. Të parët janë ata nga Europa lindore.
Mbizotërojnë polakët por nuk mungojnë as cekët apo italianët nga ana tjetër.
“Jemi për herë të 6 në Shqipëri. Vlora një vend i mrekullueshëm dhe njerëzit këtu shumë të mirë”.
Shqiptarë që prej vitesh jetojnë e punojnë në vendet e BE apo Amerike dhe janë kthyer për pushime, vlerësojnë përmirësimin e kushteve vit pas viti. Edhe operatorët turistikë thonë se presin shtim të fluksit të turistëve të huaj pas procesit të votimit që përfundoi pa tensione dhe incidente serioze.