MENU
klinika

Ç'pritet të deklarojnë?

Zgjedhjet, vëzhguesit e OSBE sot në konferencë për shtyp

01.07.2019 - 10:23

Sot rreth orës 15:00 pritet që vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve vendore në Tiranë të mbajnë një konferencë për shtyp.

Shefja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR,  do të paraqesë përfundimet paraprake mbi mënyrën e zhvillimit të procesit zgjedhor më 30 qershor.

Pritet që Glover të japë një vlerësim zyrtar të procesit zgjedhor, standardet për zgjedhjet demokratike, si dhe me legjislacionin kombëtar.

Misioni vëzhgues i Zyrës së OSBE-së përbëhet nga 174 vëzhgues nga 33 vende të ndryshme.