MENU
klinika

Ç'po ndodh?

Zgjedhjet/ Vëzhguesja e ODIHR “zbarkon” në zyrën e Klement Zgurit

01.07.2019 - 14:37

Në zyrën e kreut të KQZ-së, Klement Zguri ka shkuar gjatë ditës së sotme një përfaqësuese e Misionit të Vëzhguesve Ndërkombëtarë të ODIHR.

Takimi mes tyre ka si fokus ecurinë e procesit zgjedhor dhe procesit të numërimit të votave.

Gjatë ditës së sotme KQZ-ja është vënë në shënjestër nga PD dhe LSI-ja, të cilat e kanë akuzuar si institucion të mbushur me kamikazë dhe që kanë manipuluar pjesëmarrjen në votimet e 30 qershorit.