Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një urim Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Europës, znj. Marija Pejcinovic Buric, me rastin e zgjedhjes së saj në këtë detyrë.
“Me rastin e zgjedhjes tuaj në detyrën e lartë të Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Europës, organizatës paneuropiane, promotorë e mbrojtjes dhe konsolidimit të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut, ju uroj shumë suksese në përmbushjen e kësaj detyre fisnike dhe impenjative.
Jam i bindur se përvoja dhe profili i juaj profesional dhe politik do të kontribuojnë në avancimin e misionit të Këshillit të Europës në mbështetje të parimeve, vlerave dhe standarteve europiane.
Gjithashtu shpreh bindjen se bashkëpunimi midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Këshillit të Europës do të vazhdojë të fuqizohet, në të mirë të përmirësimit të standarteve demokratike, rritjes së mirëqenies ekonomike e sociale dhe integrimit europian të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor”,- shkruhet në letrën e urimit të Kryetarit të Kuvendit z. Gramoz Ruçi.