MENU
klinika

Telashet me bizneset

‘Zhduket’ Flor Mumajesi, padi për të në Gjykatë

28.07.2019 - 15:42

Që prej fillimit të prillit të këtij viti, kantautori i famshëm Flor Mumajesi është zhdukur nga rrjetet sociale.

Jo vetëm kaq, por ai këtë verë nuk ka bërë asnjë aktivitet muzikor, si p.sh. koncertet, të cilat çdo verë kanë qenë të shumta së bashku me kolegët e tij.

Ndoshta pak është folur nëpër media, por Florin e njohim edhe si një sipërmarrës goxha të suksesshëm. Ai numëron plot 10 biznese të tijat, në të cilat ose është aksioner i vetëm, ose është në maxhorancë.

Por ndonse shumë i suksesshëm, problemet në bizneset e Flor Muamajesit kanë nisur paksa edhe pse ka ditur t’i mirëmanaxhojë.

Në maj të këtij viti është vendosur nga Përmbarimi sekuestro konservative mbi një prej kompanive të tij, si një palë debitore. Vetëm pak ditë më vonë është bërë heqja e sekuestros konservative. Vetëm pak ditë pas kësaj ngjarjeje është bërë përsëri bllokimi i kuotave të kompanisë dhe moslejimi i kryerjes së aktivitetit financiar nga Përmbarimi. Pas një jave është bërë lirimi i tyre. Mesa duket, kaq shumë aktivitet ka bërë që situata t’i dalë pak jashtë kontrollit Florit.

Mbase largimi i tij nga jeta artistike dhe nga ajo publike mund të shpjegohet edhe si një angazhim i tij full-time me biznesin.

Gjithsesi, mund të themi me bindje se Flori është goxha i mirënjohur si një multitalent në muzikë, ku shumica e këngëve të tij janë bërë hite.