MENU
klinika

Real Madrid nuk ndalet as me largime

Zidane vijon ‘fshesën’/ Largohet një tjetër lojtar!

02.07.2019 - 16:26

Ata janë mbretërit e merkatos në hyrje duke realizuar blerje ‘big’ si Hazard, Jovic, Mendy apo edhe Rodrygo.

Por Real Madrid ka filluar të punojë edhe për merkaton dalëse, ndaj Zinedin Zidane ka filluar të ‘spastrojë’ ekipin e tij. Trajneri francez i ka idetë e qartë për lojtarët që do të ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Në Real Madridin e tij të sezonit 2019-2020 nuk ka vend për mbrojtësin Sergio Reguilon. 

Anësori i majtë e ka të humbur duelin me Marcelo, aq më tepër që tani në atë pozicion u shtua edhe Ferland Mendy.

Gazeta spanjolle “Marca” ka bërë me dije se 23-vjeçari spanjoll kërkohet me ngulm nga trajneri Julen Lopetegui dhe e ardhmja e tij do të jetë tek Sevilla. Operacioni është mbyllur sipas medieve në Spanjë: Reguilon kalon tek Sevilla për një sezon në formë huazimi, pa të drejtë blerje.

Me këtë lëvizje konfirmohet projekti i Real Madridit për të besuar tek lojtarët e rinj, por aktualisht Reguilon e ka të pamundur të luajë titullar në “Bernabeu”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kuqezinjtë godasin në merkato

Mbrojtësi i Real Madrid mbërrin në Milano!

Zikaltërit përgatisin dy goditje të mëdha

Interi ‘troket’ në derën e Real Madrid!