MENU
klinika

Ishte ëndrra e Liverpool në merkato

Zyrtare/ Betis realizon surprizën e vitit, blen yllin e Lyonit!

23.07.2019 - 18:17

Në Sevilje e merrnin me shaka, bënin baste dhe batuta, kishte edhe sulme ndaj klubit, por Betis ia ka dalë mbanë, duke arritur të blejë Nabil Fekir nga Lyoni, në një prej lëvizjeve më të bujshme verore.

E pabesueshme, sepse Fekir ishte ylli i Lyonit dhe verën e shkuar ishte shumë e pranë kalimit te Liverpool për shifra mbi 60 milionë euro, por pastaj dështoi në kontrollet mjekësore.

Këtë verë Betisi ka punuar me seriozitet dhe nuk dihet si, por ka arritur ta bindë Lyonin, duke paguar 19.8 milionë euro për fantazistin, plus bonuse deri në 10 milionë euro, ndërkohë që Lyon mban edhe 20% të kartonit për rishitjen e mundshme.

Në këtë mënyrë, Betis bën një goditje të madhe, që e fut në grupin e klubeve të afta të bëjnë blerje luksi, edhe pse habia mbetet, sepse pritej që Fekir të shkonte në ndonjë klub më të madh dhe të luante me Champions League.