MENU

Legjenda merr drejtimin e londinezëve

Zyrtare: Frank Lampard trajner i Chelsea!

04.07.2019 - 18:24

Frank Lampard është emëruar zyrtarisht trajneri ri i Chelseat.

Legjenda e bluve të Londrës ka firmosur kontratë 3-vjeçare, duke marrë detyrën e lënë nga Maurizio Sarri, i cili u largua nga Londra për ta vijuar karrierën në krye të Juventusit.

“Jam shumë krenar që po kthehem te Chelsea si trajner”, – tha Lampard pasi mori detyrën e re.

“Gjithkush e njeh dashurinë time për këtë klub dhe historinë që kemi ndarë, megjithatë, fokusi im i vetëm është te përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Jam këtu për të punuar shumë, për të sjellë suksese të mëtejshme në klub. Po pres me padurim që të fillojmë punën”.

Drejtuesja e lartë e Chelsea-t, njëkohësisht krahu u djathtë t presidentit Roman Abramovich, Marina Granovskaia, deklaroi:

“Frank e njeh klubin në detaje dhe sezonin e kaluar ai tregoi se është një trajner i talentuar. Pas 13 vitesh me ne, si një lojtar, ku u bë një legjendë e klubit dhe golashënuesi ynë më i mirë, besojmë që kjo është koha e përkryer që ai të kthehet dhe të vazhdojë të kontribuojë për Chelsea-n. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i siguruar mbështetjen e nevojshme.”

41-vjeçari do të mbajë konferencën e tij të parë për shtyp si trajner i Chelsea-t në orën 14:00.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zyrtarizimi çështje orësh

Trajneri i ri i Chelsea mbërrin në Londër!

Mesfushori i jep lamtumirën Realit

Chelsea zyrtarizon blerjen e Kovacic!