MENU

Bëhet pjesë e Premier League

Zyrtare: Futbollisti shqiptar transferohet në Londër!

08.08.2019 - 18:17

Sulmuesi i Zvicrës, me origjinë shqiptare, Albian Ajeti do e vijojë karrierën e tij në Premier League, tek skuadra e West Ham.

Ajeti është prezantuar dhe zyrtarizuar te klubi londinez ku ka firmosur kontratë për 4 vitet e ardhshme.

Futbollisti i Baselit dhe kombëtares zviceriane (dikur u ndoq nga Shqipëria) është vetëm 22 vjeç dhe ka mundësi që të luajë tashmë në një nga ligat më të forta në botë.

Sakaq, kosto e operacionit është thuajse 10 mln euro, pra mes pjesës fikse dhe bonuseve.

22-vjeçari ka qenë golashënuesi më i mirë i Baselit në dy sezonet e fundit dhe klubi zviceran do të humbasë kështu një nga shtyllat e ekipit.