MENU
klinika

Ofertat në zyrën e punës

18% e personave me arsim të lartë, të papunë

18.08.2019 - 16:38

Punëkërkuesit e papunë me arsim të lartë janë në përqindjen më të ulët të të regjistruarve në regjistrin kombëtar të punësimit.

Zëvendës drejtoresha e shërbimit kombëtar të punësimit Brikena Nallbani thotë se oferta në zyrat e punës nuk përkon me personat e kualifikuar, ndërsa theksoi se për të zgjidhur këtë problem do të implementohen praktika profesionale për të rinjtë.

Rreth 18% e personave me arsim të lartë janë llogaritur nga INSTAT si të papunë gjatë tre mujorit të parë të këtij viti. Megjithatë numri i atyre që janë regjistruar në zyrat e punës mbetet i ulët.

Është i ulët numri i individëve që kërkojnë punë nëpërmjet zyrave të punës. Kjo për shkak se ata mund të gjejnë alternativa të tjera për të kërkuar punë, nëpërmjet agjencive private, miqve, informacionit apo linjave online, ose për faktin se nuk e gjejnë shumë veten në ofertat që ofron zyra e punës. Këtu ofertat që ne kemi i përkasin fushës së shërbimeve, fasonerisë, ndërtimit.”

Për zgjidhjen e kësaj problematike, Nallbani thekson se shërbimi kombëtar I punës po implementon programe me qëllim orientimin e të rinjve në zyrat e punës

“Kemi hapur dy programe të nxitjes së punësimit. Ai i praktikave në punë. Të rinjtë që kanë mbaruar arsimin e lartë në dy vitet e fundit kanë të drejtë të punësohen pranë një subjekti privat apo shtetëror për 6 muaj.

Programi tjetër, programi e formimit nëpërmjet punës me pagesë, ku të rinjtë që formohen në qendrat e formimit profesional publike, përfitojnë një pagesë 50% të pagës minimale.”

Nallbani theksoi se mbi 40% e punëkërkuesve të regjistruar në zyrat e punës janë mbi 50 vjeç, grupmoshë që has dhe më shumë vështirësi për të gjetur punë.