MENU
klinika

Gjoba dhe bllokime

4 subjekte ndërpresin aktivitetin. AKU vendos shiritin!

09.08.2019 - 21:27

Drejtoritë Rajonale të AKU, të qarkut të Tiranës dhe Elbasanit, ushtruan kontrolle në 4 subjektet, me aktivitet “Fast-Food dhe Kreperi”, “Tregtim i fruta-perimeve”, “Restorant” dhe “Dyqan ushqimor”.

Nga kontrolli i kryer u konstatua, se ushtrohej aktivitet i palicencuar, kishte mungesë të kushteve higjeno-sanitare, mangësi në dokumentacion si dhe produkte me afat përdorimi të kaluar.

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat administrative si në vijim:

‘’ 10 masa administrative “Gjobë” me vlerë totale 6,200,000 lekë dhe “Ndërprerje aktiviteti” për 4 subjektet, si dhe “Bllokim produkti” me destinacion asgjësimin për produket e pasigurta të konstatuara në 1 subjekt.’’