MENU
klinika

Mbrojnë zemrën

4 super ushqimet që ndihmojnë në zhbllokimin e arterieve

23.08.2019 - 11:45

Për të pasur një zemër të shëndetshme, duhet të keni edhe arterie të shëndetshme, të cilat dërgojnë gjakun nëpër inde.

Nëse arteriet nuk pastrohen, ato mund të bllokohen dhe qarkullimi i gjakut bëhet shumë i vështirë. Bllokimi shkaktohet nga kolesteroli, yndyra, mbetjet qelizore, fibrinat dhe kalciumi. Nëse lihen pa trajtuar, arteriet e bllokuara mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme, duke filluar nga ato kardiovaskulare, artrit, shikim të turbullt, dhimbje kronike etj.

Prandaj është e rëndësishme që të konsumoni ushqime të shëndetshme për të parënduar bllokimin e arterieve dhe një sërë sëmundjesh pasuese. Më poshtë do të gjeni 4 ushqimet që ndihmojnë në zhbllokimin e arterieve dhe mbrojnë zemrën.

Vaji i ullirit, sidomos vaji i ullirit ekstra i virgjër, është i mirë për shëndetin e zemrës.

Ky lloj vaji është i pasur në antioksidues të quajtur polifenolë, si dhe në yndyra mono-të-pangopura. Kombinimi unik i këtyre antioksiduesve dhe yndyrave të shëndetshme ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit të keq (LDL) dhe rritjen e kolesterolit të mirë (HDL). Kjo nga ana tjetër ndihmon në parandalimin e formimit të pllakës bakteriale në arterie.

Bajamet janë të mira për zemrën kur konsumohen në sasi të moderuar. Një studim nga Shoqata Amerikane e Zemrës ka zbuluar se bajamet mund të ulin nivelet e kolesterolit të keq (LDL) me gati 15%. Këto fruta të thata janë të pasura me yndyra poli-të-pangopura që ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit LDL dhe rritjen e kolesterolit HDL.

Për më tepër, përmbajtja e lartë në magnez bajameve ndihmon në parandalimin e formimit të pllakës bakteriale në arterie.

Shega ndihmon në pastrimin e arterieve. Ekspertët thonë se përmbajtja e lartë në antioksidues (sidomos vitaminë C dhe polifenolë) e shegës, stimulon prodhimin e oksidit nitrik, i cili ndihmon në rrjedhjen e gjakut dhe hap arteriet. Ky frut mund të parandalojë edhe formimin e pllakës bakteriale tek arteriet.

Salmoni është shumë i shëndetshëm për zemrën dhe mund të parandalojë formimin e pllakës bakteriale tek arteriet. Ky lloj peshku është i pasur në acide yndyrore omega 3, që ndihmojnë në rritjen e niveleve të kolesterolit të mirë (HDL), rënien e niveleve të triglicerideve dhe inflamacionit tek enët e gjakut.

Këto acide yndyrore mund të ulin edhe tensionin e gjakut.