MENU

Pasuria e vetme është...

41-vjetori i vdekjes së Elvis Presley-t

16.08.2019 - 17:45

Sot është 41-vjetori i vdekjes së këngëtarit të njohur të muzikës rock Elvis Presly.

Ai ka lindur më 8 janar 1935 në Tupleo, dhe ka vdekur më 16 gusht 1977 në Memphis, në moshën 42 vjeçare.

Konsiderohet si një ndër figurat kulturore më të shquara të shekullit të 20, dhe njihet edhe si “Mbreti i Rock and Roll-it” apo thjesht “Mbreti”. Mbreti i muzikës rock&roll, sex simboli, mashkull me të cilin çdo femër ka dashur të ishte, me vite ka luftuar nga varësia.

Vitin e fundit të jetës së tij, ai është shoqëruar me mjekët, duke pasur parasysh se kishte probleme të mëdha me mëlçinë, zemër, sistemin e tretjës etj, dhe e gjithë kjo si pasojë e përdorimit të drogës. Karrierën e tij, Elvis e kishte filluar në vitin 1954. Zbuluesi i talentit të tij ishte themeluesi i Sun Records, Sam Phillips. Elvis kishte ardhur në studio për të kënduar një këngë për ditëlindjen e nënës së tij.

 

Image
Pak kohë pas kësaj, ai ka realizuar singlin “That’s All Right” i cili menjëherë është bërë hit. Ai ka marr pjesë në shumë emisione televizive dhe në radio, kurse mënyra e vallëzimit dhe lëvizjet e tij shumë shpejt janë bërë mjaft tërheqëse tek gjinia femrore. Për herë të parë ka debutuar në film në vitin 1956, në filmin “Love Me Tender”.
Ai ishte këngëtari i parë, koncerti i së cilit (Aloha from Haëaii në 1973) është transmetuar në më shumë se 40 shtete të botës. Ai ka qenë 14 herë i nominuar për çmimin Grammy, dhe ka fituar tri çmime Grammy për vepër jetësore.
Falë suksesit të madh në showbiz, Elvis ka fituar miliona, ka shpenzuar shumë, dhe për këtë arsyeje pak para vdekjes kishte bankrotuar. Trashëgimtarja e pasurisë së tij ishte Lisa Marie Prestley.

Bashkëshortja zbulon barkun e rrumbullakosur

Lorik Cana, baba për herë të dytë!

Video/ Pas kritikave për filmin e ri

Jennifer Lopez ia plas të qarës në mes të emisionit

Amelia dhe Miriami me barkun e rrumbullakosur

‘3 arsyet e jetës’ së Albanit në një foto