MENU
klinika

FOTO

5 gabime gjatë veshjes që ju bëjnë të dukeni vulgare

19.08.2019 - 19:49

Në botën e modës gjithnjë e në ndryshim, kryesorja është të gjeni stilin tuaj të vërtetë.

Kjo mund të jetë e ndërlikuar, pasi ka kaq shumë zgjedhje  Megjithatë, nëse ndiqni disa rregulla të thjeshta, ju do të dukeni gjithmonë elegante dhe asnjëherë nuk do të bini në sy për keq.

1. Trego lëkurën tuaj në mënyrë strategjike

Të dukeni seksi dhe tërheqëse nuk do të thotë që ju duhet të shfaqeni pothuajse lakuriq. Nëse vendosni të ekspozini lëkurën tuaj bëjeni me finesë. Nëse zgjidhni të zbuloni pjesën e sipërme kujdesuni që pjesa e poshtme të jetë e mbuluar ose anasjelltas.

2. Lidhja e këmishës me butona

Këmisha me butona është në veshje që nuk ‘plaket’ kurrë. Mënyra më e mirë për ta veshur është të futësh këmishën në pantallona, ​​dhe pamja e mahnitshme është e garantuar.

3.Mjafton vetëm një veshje me print leopardi

Mjafton palltoja, këpucët,apo bluza leopard, por jotë visheni nga koka në këmbë me këtë print. Nuk ka nevojë të maskoni veten si një leopard i vërtetë.

4. Ngjyrat e ndritshme janë provë e domosdoshme

Shumë njerëz kanë frikë nga ngjyrat e ndritshme sepse mendojnë se do të duken shumë të ndezura për ta. Epo, në të vërtetë nuk ka asgjë për t’u trembur. Thjesht kombinoni ngjyrat neutrale me atë të ndritshme.

5. Zbulimi i dekoltesë

Në mbremje dëshironi të vishni diçka të hapur. Një nga zonat më të njohura për të treguar është dekolteja. Kujdesuni të mos e teproni me zbërthimin.

Burimi: Bright Side

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN