MENU
klinika

Pushimet në vendin fqinj? Të ndaluara!

A e theu rregullin Rama? Mediat greke duket se gabuan sërish

25.08.2019 - 09:17

Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar lajmin e mediave greke, të cilat një ditë më parë raportuan se shefi i ekzekutivit shqiptar ka zgjedhur Greqinë për pushime.

Me një status në “Twitter”, kryeministri thotë se lëvizja për pushime është e kufizuar brenda kufijve të Shqipërisë jo vetëm për atë, por edhe për ministrat. Ai me nota humori përshëndet mediat greke, ndërsa iu drejtohet me fjalët “kalinihta nga Surreli pedhaqia”.

Gjithashtu Edi Rama thotë se që nga viti 2013 nuk ka shkuar asnjë ditë me pushime jashtë vendit.

  • Postimi i Ramës:

“Madje që ta merrni vesh me këtë rast,meqë s’e dini akoma (sepse gjërat kuptimplota në përgjithësi, e ato të qeverisjes në veçanti nuk ju interesojnë): Lëvizja për pushime është e kufizuar brenda kufijve të Shqipërisë edhe për ministrat?Kështu që kalinihta nga Surreli pedhaqia?.Mirë një kazan grek, po ju në Shqipëri o ju marrsha të ligat s’e verifikonit dot njoftimin e atij kazani,isha këtu apo kisha ikur fshehurazi me pushime në Greqi?Jo në Greqi,po askund përveçse në Shqipëri,s’kam bërë e s’bëj pushime si KM,qysh nga vera e 2013 deri në verën 2020 e X!”-shkruan Rama në “Twitter”.

Kujtojmë, se edhe në korrikun e 2017-ës, mediat greke shkruanin për pushimet e Ramës në Greqi, dhe në të njëjtën mënyrë, kryeministri ka përgënjeshtruar lajmin duke theksuar se pushimet e tij do të mbeteshin vetëm në Shqipëri, një rregull ky edhe për ministrat.