MENU
klinika

Po iPhone?

A keni nevojë për një antivirus në Android?

27.08.2019 - 17:24

Çdokush e di që një antivirus është i domosdoshëm për kompjuterin. Ka pafund maluerë dhe viruse të gatshme të vjedhin edhe informacionin më të vogël nga kompjuteri juaj.

Por keni pyetur ndonjëherë nëse smartfonët apo tabletët tanë kanë nevojë po ashtu për antivirus? Por iPad-i? Por një telefon BlackBerry ose Windows?

Përgjigja e thjeshtë është: Po. Ju keni nevojë për lloj aplikacioni sigurie për smartfonin dhe tabletin. Probleme sigurie kanë të gjithë këta pajisje. Por sa e mundur është të përballeni me maluerë në këto platforma varet nga lloji i pajisjes që keni në përdorim.

Dyqanet e aplikacioneve Android, përfshirë Google Play, kanë pasur gjithnjë probleme me sigurinë dhe depërtimin e maluerëve. Edhe me prezantimin e Google Play Protect dhe rritja e masave të sigurisë së Google Play, maluerë Android kanë arritur të depërtojnë pavarësisht se situata është përmirësuar.

Një prej kërcënimeve më të mëdha janë Ransomware. Sulmet e këtij lloji janë në rënie ndaj konsumatorëve por po rriten ndaj bizneseve. Si rezultat problemet kryesore për pajisjet Android mbeten vjedhja e kredencialeve dhe informacioneve dhe reklamat e këqija.

Mbrojtja e smartfonit ose tabletit Android nga maluerët dhe ransomware dhe antiviruset mund tu shpëtojë nga telashe të mëdha. Në fakt kjo platformë është shënjestra më e madhe mobile e maluerëve. Disa raportime tregojnë se 95% e sulmeve shkojnë drejt sistemit operativ Android.

Për fat të mirë ekzistojnë disa aplikacione cilësore sigurie dhe anti-maluer në Android. Por ajo që ka rëndësi është sesa efektiv një antivirus Android është.

Ne ju rekomandojmë të vështroni raportin e fundit të AV-Test Android për antiviruset më të mirë. Aktualisht Avast Mobile Security, AVG Antivirus Free, Bitdefender Mobile Security, Kaspersky Internet Security, McAfee Mobile Security, Norton Mobile Security, Sophos Mobile Security dhe Trend Micro Mobile Security të gjithë kanë marrë pikët më të larta në mbrojtje dhe përdorim.

Gjithashtu mund të instaloni aplikacione që shërbejnë si firewall për pajisjen Android siç është DroidWall. Gjithsesi shumica e këtyre aplikacioneve kërkojnë privilegje administratori duke e ekspozuar ndaj rreziqeve të tjera. Shtimi i një firewall ju jep një nivel mbrojtjeje duke nisur nga mënyra sesi kriminelët kibernetikë sulmojnë pajisjet android, një firewall jo medoemos është i nevojshëm.

Me shumë gjasa keni dëgjuar njerëz të ndryshëm të thonë se nuk keni nevojë për një antivirus apo aplikacion sigurie në macOS ose iOS, por e kanë totalisht gabim. Ju keni nevojë për mbrojtje nga maluerët në macOS edhe iOS.

Situata e maluerëve në iPhone është ndryshe nga Android. Në fakt shumë ndryshe. Apple aplikon masa dhe kontrolle më të ashpra ndaj App Store dhe procesit të zhvillimit të aplikacioneve për iOS. Në fakt “muri i Apple” ul shanset e shkarkimit të maluerëve në App Store ndjeshëm.

Apple ka krijuar iOS nga zeroja duke pasur në mendje sigurinë. Aplikacionet të cilat skanojnë plotësisht sistemin nuk lejohen në App Store. Aplikacionet e antiviruseve në App Store kanë funksionalitete të kufizuar dhe fokusohen kryesisht në mbrojtjen nga dobësitë dhe bashkëngjitjet dhe shkarkimet e maluerëve.

Për fat jo të mirë kjo i bën më pak efektiv. Megjithatë nëse i bëni iPhone tuaj jailbreak për të shkarkuar aplikacione nga dyqane të tjera përveç App Store, mund të ekspozoni vetveten ndaj maluerëve. Në dyqanet e tjera shanset që të merrni maluerë janë po aq të larta sa edhe në Android.

Malueri i famshëm KeyRaider në iPhone erdhi nga një dyqan i palëve të treta dhe shënjestronte iPhone që u ishte bërë jailbreak. Po ashtu këto telefonë nuk kanë përditësimet më të fundit të sigurisë duke i lënë vulnerabil. Pajisjet BlackBerry mund ti ndajmë në dy kampe: ata që përdorin sistemin operativ BlackBerry (BB) dhe ato të fundit që kanë Android. Të fundit kanë të njëjtat rreziqe siç e përshkruam në hapësirën për Android.

Ato që ende kanë të instaluar një sistem BlackBerry gjithashtu janë vulnerabël përballë maluerëve. BB10 është sistemi më i fundit operativ i BlackBerry. Aktualisht në këto moment që shkruajmë nuk ka marrë një përditësim në pesë muaj. Për më tepër mbështetja për BB10 do të përfundojë në 2019-ën.

Kompania Kineze TCL Communications prodhon gjeneratën e re të telefonëve BlackBerry. TCL ka licencë për të prodhuar pajisje me këtë emër por të gjitha pajisjet e reja përdorin sistem operativ Android dhe jo BB.

Çfarë do të thotë kjo sa i përket sigurisë? Epo numri i njerëzve që përdorin BB po bie me kalimin e kohës. Numri i objektivave dhe kostoja e sulmit ndaj BB është më e madhe. Prandaj është më pak fitimprurëse të sulmohen pajisjet BlackBerry.

Për më tepër maluerët BB10 nuk konsiderohen aq problem sa në Android dhe nuk marrin aq shumë vëmendje në testime. Pasardhësi i Windows Phone 8.1, Windows 10 Mobile ka lidhje të forta me sistemin operativ në desktop. Por Windows 10 Mobile do të perëndoje më 10 Dhjetor 2019. Përditësimi i Vjeshtës së Vitit të kaluar ishte i fundit.

Në fund të mbështetjes përdoruesit duhet të kalojnë në një sistem operativ mobile alternativ. Windows 10 Mobile do të bëhet vulnerabil ndaj sulmeve duke qenë se problemet që kanë për tu zbuluar nuk do të adresohen.

Nëse keni një pajisje Android të vjetër duhet të përdorni një aplikacion antivirusi, duke qenë se kjo kategori pajisjesh Android janë më të ekspozuara. Me iOS keni një sistem operativ shumë më të sigurte sesa Android por instalimi i një mjeti sigurie për skanimin e skedarëve të dërguar me e-mail apo i shkarkimeve mund tu ndihmojë të qëndroni të sigurte në internet.

Sa i përket BlackBerry dhe Windows 10 Mobile, të dy sistemet operativ janë drejt fundit të jetës dhe opsioni më i mirë që ju ngelet në duar është të kaloni në një pajisje me sistem operativ që merr përditësime të vazhdueshme.