MENU
klinika

Durrës

Abuzoi me legalizimet, dorëzohet nëndrejtori i Kadastrës

13.08.2019 - 12:07

Vetëdorëzohet në Polici nëndrejtori i Kadastrës së Durrësit, pasi akuzohet se ishte pjesë e një skeme abuzimesh për legalizimet.

  • NJOFTIMI

Jepnin leje legalizimi duke falsifikuar dokumentat.

Ndalohet ekonomisti pranë Agjensisë Shterërore të Kadastrës Durrës dhe shpallen në kërkim Zv/ Drejtori dhe Specialisti.

Specialistët e Krimit Ekonomik në D.V.P. Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, finalizojnë operacionin e koduar “Legalizimi”.

Operacioni është zhvilluar me metoda speciale të hetimit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik në D.V.P. Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disa mujore , në kuadër të goditjes së veprave penale kundër evazionit fiskal në zonat turistike kanë ndaluar një shtetas dhe shpallur në kërkim dy të tjerë, të cilët kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikuar dokumentat dy shtetas për një sipërfaqe 123 metra katror dhe truall 500 metra katror në zonën e plazhit.

Është ndaluar shtetasi R.K., 27 vjeç, banues në Durrës, me detyrë ekonomist pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës – Durrës.

Janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

• A.J., 42 vjeç, banues në Durrës, me detyrë Zv/Drejtor pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës – Durrës;
• F.R., 28 vjeç, banues në Durrës, me detyrë Specialist pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës – Durrës.

Tre shtetasit e mësipërm janë proceduar për veprat penale ” Korrupsioni pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike” ,
” Shpërdorimi të detyrës ” dhe “Falsifikimi i dokumentave ” parashikuar në nenet 259, 248 dhe 186/3 të Kodit Penal.

Personat më lart kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikuar dokumentat shtetasit Xh.N., 29 vjeç, banues në Durrës dhe E.S., 39 vjeç, banues në Berat, të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale ” Vjedhja me pasoja të rënda” parashikuar në nenin 134/3 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.