06.08.2019 - 11:56
Drejtuesit e mjeteve që përshkojnë aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë po përballen prej më shumë se dy javësh me stresin e trafikut.
Edhe kjo e martë shënoi radhë kilometrike. Janë vetëm 8 km rrugë, për të cilat drejtuesve të mjeteve u duhet më shumë se dy orë për ta përshkuar.
Në disa pjesë të këtij segmenti ndodhen efektivët e qarkullimit, por pa mundur të minimizojnë trafikun.
Problem mbetet edhe lëvizja e mjeteve që udhëtojnë nga qytete të ndryshme drejt Krujës. Shumica nuk kanë dijeni për shembjen e urës në Fushë Krujë dhe kështu krijohet trafik i rënduar.
Duhen të paktën edhe 90 ditë që të përfundojë ndërtimi i kësaj ure.