MENU
klinika

Duhen rreth 90 ditë për të 'shpetuar'

Aksi Fushë Krujë-Thumanë prej dy javësh në ‘kaos’

06.08.2019 - 11:56

Drejtuesit e mjeteve që përshkojnë aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë po përballen prej më shumë se dy javësh me stresin e trafikut.

Edhe kjo e martë shënoi radhë kilometrike. Janë vetëm 8 km rrugë, për të cilat drejtuesve të mjeteve u duhet më shumë se dy orë për ta përshkuar.

Në disa pjesë të këtij segmenti ndodhen efektivët e qarkullimit, por pa mundur të minimizojnë trafikun.

Problem mbetet edhe lëvizja e mjeteve që udhëtojnë nga qytete të ndryshme drejt Krujës. Shumica nuk kanë dijeni për shembjen e urës në Fushë Krujë dhe kështu krijohet trafik i rënduar.

Duhen të paktën edhe 90 ditë që të përfundojë ndërtimi i kësaj ure.