MENU
klinika

Shkaqet

Aksident i trefishtë, bllokohet autostrada drejt Lushnjes

10.08.2019 - 15:15

Një aksident rrugor në të cilin janë përfshirë tre makina është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Lushnje-Fier, te vendi i njohur si “Pushimi i Shoferit”.

Aksidenti ka sjellë bllokimin e autostradës nga kahu drejt Lushnjes, duke shkaktuar radhë të automjeteve mbi 4 km.

Më herët një aksident rrugor në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije la të plagosur një person.

Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Vrisara, ku automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin N.S., 27 vjeç, banues në Memaliaj ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili u transportua për në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.