MENU
klinika

Ndërron jetë 55-vjeçari

Aksident me vdekje te ‘Unaza e Re’

23.08.2019 - 21:48

Një 55-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë pak çaste më parë në Tiranë.

Ngjarja ka ndohur tek “Kryqëzimi i Rolandit”, në afërsi të “Unazës së Re”.

Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet të ketë qenë mungesa e ndriçimit në rrugë, pasi zona ku ka ndodhur është tepër e errët.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:15, në rrugën “Teodor Keko”, automjeti me drejtues E. S., 32 vjeç ka goditur një këmbësor rreth 55 vjeç. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i pa identifikuar ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit shtetasi E. S është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifilimin e 55 vjeçarit që ndërroi jetë.