MENU
klinika

Deklarata

Akuzat e PD/ Pjetri: I hapur për çdo verifikim!

03.08.2019 - 15:35

Kryebashkiaku i ri i Shkodrës, Valdrin Pjetri reagon për kërkesën e PD-së, drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, për hetim të pastërtisë së figurës ndaj tij.

Pjetri tha për mediat se është i hapur për çdo verifikim.

Sigurisht që jam shumë i hapur mbi cdo verifikim timin por jo mbi “Indicie Publike”. Askush më mirë së Institucioni i Prokurorisë së Pergjithshme nuk mund të kthejë përgjigje kërkesës së Z. Bardhi dhe cdo personi tjetër të interesuar apo kurioz.

Pasi institucioni i ngarkuar nga ligji për të kryer verifikimet e kërkuara të ketë kthyer zyrtarisht përgjigje, nga ana ime do ketë një prononcim publik mbi këtë kërkesë të z.Bardhi të bërë në emër të Partise Demokratike”, tha kryebashkiaku.

Kujtojmë se Bardhi i kërkoi Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Markut të verifikojë figurën e kryebashkiakut të Shkodrës Valdrin Pjetrit.

Bardhi pretendon se Pjetri nuk mund të ushtrojë asnjë funksion publik, pasi sipas tij ka qenë i arrestuar në Itali dhe më pas është dëbuar.