MENU
klinika

Arratisje në grup

Alarm në burgun grek, arratisen dy shqiptarë

28.08.2019 - 14:59

Alarm në burgun grek në zonën e Tiryns (Tyrinth) këtë të mërkurë, ku janë arratisur katër persona të dënuar, mes tyre dy shqiptarë.

Media greke “Kathimerini” raporton se nga burgu janë arratisur katër të burgosur, mes tyre dy shqiptarë, një maroken dhe një egjiptian.

Policia ka nisur një operacion kërkimi.

Ky është incidenti i dytë në këtë burg brenda disa javësh. Në fillim të korrikut, një tjetër i burgosur u arratis.