Albana Osmani është një ndër vajzat më tërheqëse të ekranit shqiptar.
Ajo ka rënë në sy që në fillimet e saj të hershme për bukurinë dhe shkathtësinë që e karakterizon.
Mirëpo si shumë persona të tjerë edhe moderatorja është kritikuar në rrjetet sociale nga një ndjekës, në një foto të kësaj të fundit me dy binjakë.
“Kush eshte me mistreci nga ju te dy ? Dy binjaket me te famshem ne Shqiperi , dy dashurite ARB dhe DALIN”, shkruan ajo krahas kësaj fotoje, por menjëherë ka ardhur kritika.
“Shkruaj mir ti shkruaj se je dhe prezantuese“, i thotë ndjekësi dhe Albana nuk ia ka përtuar.
“si urnoni . Naj porosi tjeter ke. Te fala !”, i përgjigjet ajo me një fjali plot gabime drejtshkrimore duke i mbyllur kështu gojën kritikuesit.