MENU
klinika

Aksioni anti-informalitet

Analizat “fundosin” Ballshin, bllokohen 550 ton naftë

21.08.2019 - 12:02

Rreth 550 ton naftë janë bllokuar sot nga Ministria e Energjitikës në rafineritë e Ballshit.

Bllokimi është bërë pasi në bazë të analizave nafta ka rezultuar jashtë cilësisë për t’u tregtuar.

Sakaq, sasia e karburantit do të ripërpunohet.

Kjo vjen pas aksionit të ndërmarrë nga ky dikaster, për cilësinë e karburanteve.

Pak javë më parë ministrja Belinda Balluku deklaroi se aksioni do të intensifikohet.

Ministrja Belinda Balluku tha se karburanti i bllokuar nuk përmbante asnjë prej parametrave dhe si i tillë nuk mund të hidhej në treg.

Aksioni kundër informalitetit vijon me ritme të shpejta në të gjithë vendin, ndërsa shumë subjekte tregtare, janë penalizuar pasi janë kapur me shkelje të rënda.