MENU

Sa do të mungojë?

Ankth tek Juventus/ Dëmtohet Cristiano Ronaldo!

14.08.2019 - 19:53

Cristiano Ronaldo nuk do të marrë pjesë në miqësoren që do të zhvillohet brenda familjes në qëndrën stërvitore të Juventusit Villar Perosa.

Ylli portugez do t’a ndjekë sfidën por nuk do të zbresë në fushë për shkak të një dëmtimi të lehtë muskular që ka pësuar në aduktorin e kofshës së majtë.

Në ditët e ardhshme CR7-ta do të zhvillojë stërvitje të diferencuar dhe aty do të kuptohet më mirë gjëndja e tij.

Mbetet për t’u parë nëse Ronaldo do të rikuperohet për sfidën e parë të kampionatit atë ndaj Parmës më 24 gusht në Tardini, por prania e yllit luzitan në këtë sfidë është vënë në rrezik të madh.

Nëse nuk do të rikuperohet 100%, Sarri nuk do ta rrezikojë Ronaldon as për takimin ndaj Parmës.

Dëmtimi i Ronaldos gjithsesi është një lajm i keq për Maurizio Sarrin dhe për të gjithë popullin bardhezi.